Shqiptarët renditen të parët në rajon, dhe të dytët në Europë për numrin më të lartë të martesave gjatë vitit 2020, kjo në raport me popullsinë.
Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë se gjatë pandemisë pati 6.16 martesa për 1 mijë banorë, që është pothuajse dyfishi i normës mesatare të Bashkimit Europian, prej 3.2 lidhjesh martesore. Hungaria zë vendin e parë me gati 6.9 martesa për 1 mijë banorë, ndërsa fundin e listës e mbajnë Italia, Portugalia, Spanja dhe Irlanda.
Krahas martesave, i lartë ishte edhe numri i divorceve mes çifteve shqiptare gjatë vitit të pandemisë. Sipas Eurostat në vitin 2020 u regjistruan 1.5 divorce për një mijë banorë, çka e bën Shqipërinë që sërish të renditet në krye të rajonit, dhe nga të parat në Europë. Pas saj vjen Bosnje - Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Ndërsa në Europë rekord për ndarjen e mbajnë çiftet nga Letonia, Lituania dhe Danimarka. Tendenca europiane për rritjen e numrit të divorceve jo vetëm në pandemi, por edhe gjatë dekadës së fundit, sipas Eurostat lidhet me ndryshimin e strukturës së familjes.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on DE-film for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/
Aufrufe 1 300 000
Aufrufe 303 000
Aufrufe 2 400
KOMMENTARE
elez elezi
Sa budallenj jeni po ne shqipri po Martoen te ter ata esplusa per ndruar biemrin vetm un martuar 2 er dhe jam ndar ku ka martesa ne shqipri 😂